1. Mundohuni të jeni mirësjelles me njëri - tjetrin gjithashtu edhe tolerant për të shpalosur kulturen tuaj.
2. Stafi ynë përjashton cdo antar që është problematik në postimet e tyre banale apo fyese.
3. Përjashtimet nga forumi do të merren nga udhëheqesia e forumit, si do të jenë ato javore, mujore, apo përgjithmonë do të vendosë vet stafi duke u vlersuar nga abuzimet qe do të vijnë.
4. Rregulla mbi Avatarët: avatarët janë imazhet që shfaqen poshtë emrit të antarit. Përmasat e të cilit duhet të jene ato standard . 100x100. Ndalohet përdorimi i avatarve me përmasa më të mëdha për të shmangur deformimin e përmasave të forumit.
5. Rregulla mbi nënshkrimin (Signature): Ndalohet bashkangjitja e ndonje fotografie ne Signaturen tuaj.
6. Çdo antarë duhet të tregohet jashtëzakonisht korrekt gjatë të shprehurit në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një teme të caktuar.
7. Çdo postim qe cilesohet jashtë teme, do të fshihet nga stafi i forumit. Kjo ndodh për shkak te dëshirës se ruajtjes se nje teme të qartë që nga fillimi e deri ne fund, si për anëtare të mëparshëm, por edhe për anëtarë të saporegjistruar.
8. Asnjë vizitues në këtë faqe nuk mund t`i shiqojë temat e këtij forumi në qoftë se nuk është i regjistruar.


